Sunday, November 4, 2012

Maske e shpejte me limon per forcimin e flokeve.

Kjo maske forcon flokun dhe parandalon renien:


Ferkojme floket me nje locion te pergatitur me 2 luge vaj ulliri,l luge kafeje me leng limoni.
Kjo do te na ndihmoje te forcojme flokun dhe parandalojme renien.

VAZHDON...

Vetite dhe vlerat e limonit,veti kuruese,maske per floket dhe kuriozitete


VETITE E LIMONIT.
Limoni thone e ka origjinen si frut nga India,por nuk eshte teper e sigurt,pasi fjala limun,ne arabisht  nenkupton te gjitha agrumet,mundet qe qysh ne antikitet limoni dhe vetite e tij ishin te njohura per popullin arab me emrin limun.

Karakteristike interesante e limonit eshte se i leshon lulet ne çdo stine dhe si rrjedhoje ne nje peme limoni mund te shikojme njekohesisht fruta jeshile,lule dhe fruta te maturuara.
Fale ketij fakti prodhimi i limonit eshte i mundur per gjate gjithe vitit me nje ngadalesim ne muajt me te ftohte.

Ne ndryshim nga agrumet e tjera,limonjte mund te moaturohen edhe pasi keputen dhe shpesh ata vilen nga pema akoma te gjelber,trajtohen me nje proçes antibakterial.dyllosen dhe trasportohen ne merkatot e huaja,ku me pas trajtohen per ti maturuar.Per kete motiv,eshte mire qe te mos e perdorni lekuren e tyre,nese nuk jeni te sigurt per origjinen ...

Vetia kryesore dhe me e njohur e limonit eshte vitamina C;ne 100gr frut te fresket dhe ketu nenkuptohet i sapokeputur nga pema, permbahen 50 gr vitamine C
Kjo vitamine tejet e rendesishme per shendetin e njeriut degradon lehtesisht,ndaj megjithe konservimin ne frigorifer,limoni e humbet nje pjese te kesaj sasie vitamine...
Perveç vitamines C limoni permban:sakaroz,glukoz,fruktoz,kripera minerale,calcium,fosfor,hekur,magnez dhe te tjera vitamina te grupit B dhe A


VETITE KURUESE TE LIMONIT.
Limoni ka veti pastruese,depurative,pastron organizmin nga toksinat dhe marja e tij rregullisht,sidomos ne mengjes esell,ndihmon tretjen dhe gjithashtu eshte efikase kunder celulitit.
Nje substance qe permban limoni gjen perdorim me sukses ne mjekesi,per shkaterrimin e gureve ne temth ,ndersa studime te tjera shkencore kane teorizuar perdorimin  e kesaj substance si parandaluese ndaj tumorit,sidomos atij te pankreasit, stomakut dhe zorreve.
Perdorim tjeter efikas eshte kunder te vjellave,diarrese dhe gjithashtu ne ritjen e imunitetit.
Nenvizojme perseri perdorimin limonit kunder anemise,pasi vitamina C favorizon marjen e hekurit nga organizmi,duke lehtesuar ne kete menyre formimin e ruazave te kuqe qe trasportojne oksigjenin pjeseve te ndryshme te trupit.
Mban te shendetshem dhembet dhe mishrat e dhembeve,ndihmon ne parandalimin e infakteve.

Ngadaleson mplakjen e qelizave,sidomos ato te trurit.

KUJDES!!!
Mos kombinoni limonin me brumerat,orizin,geshtenjat,patatet,domatet dhe frutat,pasi do te na jape aciditet dhe veshtiresi ne tretje

RECETE PER LIMONCELON (LLOJ LIKERI I NXJERRE NGA LEKURET E LIMONIT)

KURIOZITET:
PER ATA QE NUK HEQIN DOT DORE NGA KONSUMIMI I PRODHIMEVE TE DETIT KRUDO,DIJENI SE MJAFTOJNE PAK PIKA LIMON PER TE NGORDHUR 92% TE BAKTEREVE QE NDODHEN  NE OSTRIKET.GJITHASHTU KUSH KA PROBLEME ME PAPASTERTINE E UJIT TE PIJSHEM ESHTE MIRE TE SHTRYSHNI NJE LIMON NE NJE LITER UJE.
SIPAS NJE STUDIMI JAPONEZ,NJEREZIT QE PUNOJNE NE COMPUTER BEJNE 54% ME PAK GABIME,NESE AMBIENTI NE TE CILIN PUNOJNE KA AROMEN E LIMONIT.nE FAKT VAJI ESENCIAL I LIMONIT PERDORET PER TE FAVORIZUAR PERQENDRIMIN DHE KUJTESEN.
LARJA E DHEMBEVE NJE HERE NE JAVE ME LIMON I MBAN ATA ME TE BARDHE DHE ME SHKELQYES.

SI TE PARANDALOJME RENIEN E FLOKEVE ME LIMON.MASKE E SHPEJTE NATYRALE.

Friday, November 2, 2012

SKEMA E MENYSE JAVORE PER DIETEN ME LIMONJ

DITA E PARE:


  • Sapo te zgjoheni pini nje gote limonate(2luge leng limoni,2luge shurup açeri,pak spec djeges i tretur ne 30cl uje natyral)
  • pas 30' hani mengjesin me fruta te kuqe,nje molle,nje dardhe dhe nje grusht bajamesh te pjekura.
  • rreth ores 10 : -1 gote limonate(e njejta gjithmone si me siper) nje banane dhe nje dore fara kungulli.
  • dreka:sallate me fasule ose thjereza e  ndertuar me 1 luge vaj ulliri,pak uthull balsamike dhe natyrisht leng limoni.
  • Zemer:limonate dhe perime te fresketa si rrepa,sedan etj
  • Darka:peshk i zgares me perime te zjera.
  • Dy ore para gjumit pini nje limonate te ngrohte 
DITA E DYTE:

  • Sapo te zgjoheni:limonate dhe me pas maqedonia me fruta,te perziera ne kos dhe nje grusht avena(lloj drithi i ngjashem me grurin)+ 30cl qumesht soje
  • spuntino:8 bajame me leng frutash
  • Dreka:supe perimesh biologjike,2 feta buke integrale me pak djathe
  • Zemer-1 domate me 1 luge djathe te fresket.
  • Darka:Peshk ose pule ne skare i ndertuar me nje luge vaj ulliri,pak uthull dhe pak limon,sallate e pandertuar,pjeshke me kanelle,limonate e vakur ose e ngrohte.

DITA E TRETE:

  • Sapo te zgjoheni limonaten,pas 30' nje veze te ziere,2 feta buke integrale te thekura,pakez gjalpe,nje molle dhe 30cl qumesht soje.
  • Spuntino: 2kajsi,ca kokrra lajthi,nje molle e grire me pak leng limoni.
  • Dreka:-supe me nje dore fasule,nje dore pllaqi,nje dore qiqra me speca jeshile dhe domate.,te rregulluar me pak leng limoni,nje panine integrale,sallate jeshile dhe kivi.
  • Zemer:luleshtrydhe,nje biskote dhe djathe i fresket.
  • Darka:miks perimesh te zjera me rrush te thate,1 banane ne sgare,me pak çokollate fondente te shkrire mbi te.

DITA E KATERT:


  • Sapo te zgjoheni pini limonaten,pas 30' hani mengjesin me fruta te kuqe,nje pjeshke 2 luge avena dhe 30cl qumesht soje
  • Spuntino:maqedonia me fruta dhe leng limoni + 30cl te tjera qumesht soje.
  • dreke:Salllate fasulesh,nje panine,nje kos i bardhe.
  • Zemer: nje verige rrush,nje luge farash luledielli
  • Darke:salmon i furres me leng limoni,perime te perzjera nje akullore me çokollate dhe lajthi te grira.

DITA E PESTE:


  • Sapo te zgjoheni ne mengjes pini limonaten e ngrohte,pas 30' mengjesin 2 banane te grira,30cl qumesht,nje kos i bardhe dhe 2 feta buke te thekura.
  • Spuntino:fruta te thata
  • dreke:-nje patate e zjere dhe 2 luge fasule me sallate jeshile,nje dardhe dhe nje pjeshke.
  • zemer:-miks perimesh te perziera.
  • Darka:-Speca te mbushur me 4 luge oriz,domate dhe 60gr djathe,perime te zjera,nje molle e pjekur.

DITA E GJASHTE


  • Ne zgjim limonaten,pas 30' nje veze e zjere e prere ne feta me nje domate dhe nje fele buke.
  • Spuntino:fruta te thata me 30cl qumesht soje
  • Dreke:nje fete buke me salmon te tymosur,nje trangull,nje kos.
  • Zemer:-nje pjeshke dhe pak rrush.
  • Darke:Nje pjate makaronash integrale me  nje kuti peshku ton,pak domate,dy luge miser,perime te zjera me pak leng limoni.

DITA E SHTATE
  • zgjimi me lengun e limonit,pas 30' mengjes me sallate frutash me kos,nje dore avena dhe 30cl qumesht.
  • spuntino:-nje pjeshke dhe ca arra
  • Dreka:-Nje avokado me karkaleca deti,sallate me leng limoni,nje molle
  • zemer:-nje fete buke integrale e thekur me pak djathe
  • Darke:-2 veze te skuqura me kerpudha,pak djathe i grire,perime te zjera,nje banane.


Shenim:
Si çdo lloj diete,rekomandohet te  ndiqet per nje periudhe jo te gjate...

DIETA E LIMONIT PER TU DOBESUAR.

DIETA E LIMONIT PER TU DOBESUAR.FUNKSIONON?
 MENUJA.

Dieta e limonit eshte ideuar nga doktoresha Martine Andre.Pati sukses te madh ne vitet e fundit pasi u perhap fjala se eshte nje nga dietat me te praktikuara nga aktore dhe modele,forma fizike e te cilave,natyrisht u ben zili te gjitha femrave.
Nga vete emri kuptohet se sekreti i suksesit te kesaj diete eshte limoni,me vetite e tij depurative.
Si funksionon?Ja se si mund te humbasim peshe:
Dieta e limonit parashikon qe gjate dites te pihen gota me pije te perbere nga:2 luge leng limoni,2 luge shurup aceri (panje,pema ne figure)dhe pak piper djeges.
Limonjte duhet te jene te fresket dhe jo koncetrat i gatshem.
Lengu pihet 30' para mengjesit  dhe si spuntino rreth ores 10 me pas ne oren 16.
Sipas disa opinioneve kjo diete eshte efikase qe diten e pare pasi te ben te humbasesh nga 500gr ne 1kg
Opinione te tjera jane kunder kesaj diete,pasi kjo e ul metabolizmin dhe shton kapacitetin e tij per te acumuluar lyrera.Gjithashtu dobesohet masa muskulore,pasi organizmi nuk mer ushqimet e nevojshem.
Duke pare keto pro dhe kunder po ju bashkangjit nje shembull te dietes me limonj.


SKEMA E MENYSE JAVORE PER DIETEN ME LIMONJ:


Anemia


ANEMIA
Cfare eshte anemia?
Anemia eshte nje semundje e gjakut e karakterizuar  nga pakesimi i ruazave te kuqe dhe i permbajtjes se tyre ne hemoglobine.

Si mund te kurohet anemia,nepermjet ushqimit apo dhe barnave popullore?Femrat jane me te prirura ndaj anemive,pasi shpesh ato ndjekin dieta te gabuara,apo hane pak dhe keq per te rruajtur linjat.Nje tjeter faktor eshte lindja,ku shume nena kalojne ne anemi per shkak te hemoragjise...

Kura:


Për kurimin e kësaj sëmundjeje përdoren edhe receta me përzierje bimësh mjekësore.
 Për shembull, çdo ditë të pihen së paku nga 150 ml lëngë të rrepës së kuqe (Rapa Rubra), 
para buke, apo të konsumohet sa më shpesh domatja. Nuk duhet të mos merrni gjithashtu 
çdo ditë 10 - 15 fruta të mandarinës (Citrus nobilis lorus) për një 
kohë prej 20 - 25 ditë. Një kurë e efektshme 
është edhe ajo e përgatitur nga 250 gramë 
gjethe hithri (Urtica dioica), 10 gramë uthull 
(Rumex accetosella) dhe 10 gramë gjethe delli 
(Plantago maior). Të gjitha këto vendosen 
në 1 litër ujë të ftohtë ku qëndrojnë 12 orë. 
Pastaj zihen për 10 minuta, ëmbëlsohen sipas 
dëshirës me mjaltë dhe pastaj sërish mbyllen 
dhe qëndrojnë të mbyllura për 20 minuta. 
Kullohen dhe pihen gjatë tërë ditës me lugën 
e kafesë.

USHQIME TE PASURA ME HEKUR KUNDER ANEMISE:
Kane perqindje te larte hekuri ushqimet e meposhtme:
melçia,veshkat,mishi i kuq,e verdha e vezes,fasulet,thjerezat,soja,arrat,majdanozi.

Kush ndjek nje diete te pasur me hekur,eshte e keshillueshme te ndieki dhe keto truke per te asimiluar me mire hekurin e mare nepermjet ushqimit:
Bashkangjitini dietes,marrjen rregullisht te vitamines C
Nje gote me leng agrumesh pas buke
Aleatet me te mire kunder anemise:limonjte,portokajte,mandarinat dhe sallata.


Informacion

Ky blog i dedikohet 360° shendetit dhe mireqenies fizike dhe psiqike.
Ne kete hapesire do te gjeni keshilla te vlefshme per kuren e fytyres,te trupit,
dieta te ndryshme,receta gatimi,qe vijne ne ndihme te shendetit dhe bukurise te lekures,
veti ushqimore te produkteve me te perdorura ne tryezen tone etj...

Nje vemendje e veçante do ti kushtohet barerave me veti kuruese apo dhe parandaluese
Vizion te kendshem dhe miresevini!