Wednesday, April 24, 2013

Vetite e frutave. Pse duhet te jene gjithmone te pranishme ne dieten tone?

Frutat jane ushqim kryesor ne dieten e perditshme, qe i sigurojne organizmit tone pjesen me te madhe te nevojave ushqimore si vitaminat, te cilat eshte me mire ti marim ne menyre natyrore, pra nepermjet ushqimit.


Keto jane keshillat dhe sugjerimet mbi vetite dhe perdorimin qe jep nje dietiste nga spitali Humanitas Gavazzeni ne It.

Cilat jane vetite ushqimore qe garanton fruta?

Frutat permbajne substanca te ndryshme ushqimore te cilat kane vlere per organizmin tone duke nisur qe me vitaminat: beta karoteni, i cili ngjendet ne frutat verdhe-portokalli si pjeshket,kajsite,pjepri,hurmaja dhe vitamina C te cilen pergjithesisht e gjejme ne agrumet,kiwi, ananas, luleshtrydhet dhe manat.

Frutat jane te pasura gjithashtu dhe me antioksidante substanca te afta per te neutralizuar veprimin e radikaleve te lira, qe jane te afta te ndryshojne strukturen qelizore te materialit gjenetik (ADN) dhe te lehtesojne proçesin e plakjes dhe shkaktojne gjithashtu nje seri reaksionesh te cilat i japin shkas formave te ndryshme tumorale.

Perveçse vitaminave dhe mineraleve, kjo veti mbrojtese e frutave eshte e dhe fale disa komponimeve te quajtura "phytochemicals": substanca qe gjenden ne sasi te vogla, rrjedhin nga bimet qe i prodhojne ato per te mbrojtur veten nga parazitet (si resveratroli i pranishem ne hardhia) dhe se bashku me fibrat kontribuojne ne ngjyren e bimeve. Per kete arsye eshte e keshillueshme qe dieta ditore te jete e pasur me fruta shumengjyreshe.

Fruta eshte e pasur me uje (psh shalqini permban 95% uje ) e dobishme gjithmone sidomos ne vere per te idratuar trupin ; kripera minerale si kaliumi i pranishem ne bananet, fibra te cilat shuajne ndjesine e urise, por ne te njejten kohe treten lehtesisht.

Frutat, me perjashtim te atyre te thata qe permbajne lyrera (arra, lajthi etj) eshte pa yndyre, me pak proteina dhe permban nje sasi diskrete sheqeri; eshte e keshillueshme per ata qe ndjekin dieta te mos e teprojne me sasine.

Shpesh mendohet qe frutat mund te zevendesojne nje vakt.
Kjo gje eshte e pakeshillueshme pasi pas nje kohe te shkurter rrikthehet ndjenja e urise.

Konsumi menjehere pas buke i frutave shpesh eshte i pakeshillueshem, pasi mund te shkaktoje fermentimin dhe shpesh jep nje ndjesi fryrjeje: mund te jete e vertete vetem ne rast se kemi ngrene teper, por gjithsesi nuk ndodh keshtu per te gjithe. Anasjelltas frutat me permbajtje vitamine C  lehtesojne marrjen e hekurit psh nga mishi. Mund te konsumojme fruta shume mire ne mengjes dhe ca ore pas dreke ose darke.

çfare duhet te bejme per te rruajtur vetite e frutave?

Per te rruajtur vetite e frutave duhen konsumuar te pjekura mire dhe ne kohe te shkurter menjehere mbas pjekjes, pasi sa me teper kohe kalon pas kesaj faze, aq me teper ato i humbasin vetite e tyre. Natyrisht keshilla me e mire eshte qe fruta te jete e fresket dmth e stines.

Frutat e grira  ne mixer dhe te paraqitura ne forme lengu a i ruajne vetite e tyre?

Po, por duhen konsumuar shpejt e shpejt. Kjo eshte 1 alternative e mire sidomos ne vere, pasi shuajne etjen.

ja dhe nje tabele qe spiegon disa veti ndihmese te frutave ne lidhje me organizmin e njeriut:








No comments:

Post a Comment