Friday, July 5, 2013

A ekziston vertet lumturia?

Besoj bini dakord qe nje pergjigje e menjehershme e gjitheperfshirese per kete pyetje nuk do te ishte e lehte. Kjo pasi çdokush i afte per te gjykuar, ka nje menyre te veten peshimi e interpretimi te lumturise, qe ndikohet si nga niveli i mprehtesise-se mendimit, sikurse edhe nga pervojat jetesore.

Autoret e psikologjise pozitive, ata qe studiojne personat e lumtur, thone se kane analizuar sjelljet e tyre per t'i bere ato te kuptueshme dhe nga te tjeret. Le te hedhim nje veshtrim mbi dijet shkencore qe zoterojme ne nivel shkencor mbi lumturine.

1. Lumturia ekziston dhe eshte e matshme
Studimet tregojne se 90% e francezeve, 50% e anglezeve, dhe 42% e amerikaneve, deklarojne se jane te lumtur per jeten qe bejne. Perveç ketyre statistikave mund te thuhe-

t se edhe shkenca e pohon qe lumturia ekziston. Studimet me te fundit shkencore kane vertetuar hipotezen se emocionet pozitive perkthehen ne nje rritje te aktivitetit neutral ne lobin prefrontal te majte, (pjesa perkatese e kores se trurit nen anen e majte te ballit), gje kjo lehtesisht e matshme permes instrumenteve perkatese.
Lumturia, ose te pakten ideja e lumturise, eshte e domosdoshme per te jetuar. Kur jetohet nje moment i bukur, ritmi kardiak zvogelohet, kimia e trupit dhe sistemi imunitar permiresohen. Kush eshte i lumtur ka me shume imunitet ndaj semundjeve. Lumturia pra eshte nje impuls jetesor, qe na ben mire e na motivon per te bere perpara.

2. Nuk eshte e standardizuar
Nje lajm tjeter i mire eshte se lumturia nuk pyet per moshen, gjinine, pamjen, parate, nivelin e inteligjences apo arsimin. Te gjithe njohim raste te kronikes qe na thone se personazh e shume te njohur dhe te realizuar kalojne ne vetevrasje, behen viktima te droges dhe varesive te ndryshme. Nderkohe qe ka plote te tjere qe fatkeqesite i kane ndihmuar te behen me te ndergjegjshem per çfare gezojne.

3. A mund te parashikohet?
Veshtire se mund te ndodhe, e kjo per nje arsye te thjeshte. Kur mendojme rreth lumturise imagjinojme te ardhmen bazuar ne te shkuaren. Por kujtesa ne kete rast na mashtron disi...Ashtu si dashuria, karriera dhe çdo gje tjeter ne jete edhe lumturia eshte çeshtje metode, rregulli i pare i se ciles eshte te shmangesh kurthin e deshirave te pamundura.

4. Gjendet ne lidhje me te tjeret
Lidhjet njerezore dhe sasia e kohes qe kalohet me miqte dhe familjaret jane treguesit me te medhenj te lumturise. Ndersa vetmia afektive eshte burimi me i madh i palumturise. Kur jane te lumtur, njerezit kane deshire te flasin, te rrine me te tjeret, te kultivojne dashuri. Dhe aspak per çudi, ndjesia me e lumtur, "orgazma trunore", nuk eshte e lidhur me seksin, por me "te ndjerit i dashur e i respektuar".

5. Kerkohet perpjekje
Lumturia eshte nje sfide, kerkon perpjekje dhe ka ligjet e saj te forta: te duash shume veten, te degjosh, te respektosh, te jesh pranues e jogjykues ndaj te tjereve. Personat qe e pranojne veten ashtu siç jane, edhe kur jane te predispozuar per te ndryshuar, jane me te lumtur. Ne fund te fundit lumturia nuk vjen vetiu: disa e ndjekin, ndersa disa te tjere e krijojne.
Nje gje eshte e sigurt: ata qe priren te jene te lumtur, e perballojne jeten ne menyre me te vendosur e pozitive. Zgjidhja eshte te ju...

No comments:

Post a Comment