Saturday, January 19, 2013

Aguliçja (lule) Perdorimi

Agulicja ( lat. primula) (lulja e pare e pranveres) 
perdoret kunder te ftohurit si nxites ne nxjerrjen e gelbazes nga rruget e frymemarjes,kunder bronkiteve akute e kronike.

PERGATITJA 1

Nje luge gjelle, hidhen ne nje ene, ku pervelohen me 1 gote uje qe zjen.Ena lihet me kapak per 15-30 min
Pihet i ngrohte 2-3 here ne dite.

PERDORIMI 

Perdoret si qetesues ne pagjumesi, ne shqetesime nervore dhe dhimbje koke, ne marrjen e mendjes, ne semundjet e veshkave e te fshikezes urinore

Nje tjetr menyre per pergatitjen e shurupit eshte metoda e diellit.

PERGATITJA  2
marrim 3 duar plot me lule dhe sheqer integral.Ne nje vazo qelqi shtojme nje shtrese sheqeri dhe mbi te nje shtrese lulesh.Mbulojme perseri me sheqer dhe keshtu vazhdojme deri ne fund.Shtresa e fundit duhet te jete sheqer.Lihet ne diell per 40 dite dhe vazoja mbushet plot me shurup.Me pas lengu kullohet, etiketohet dhe lihet menjane per tu perdorur ne rastet e mesiperme.


No comments:

Post a Comment