Bliri - latinisht-Tilia cordata Mill, Tilia platyphyllos Scop dhe Tilia argentea Desf., familja Tiliaceae.
Lulet e blirit perdoren ne semundje te shkaktuara nga te ftohtit dhe qe shoqerohen me temperature (rrufe, kolle, gelbaze) Perdoren ne semundjet e veshkave dhe te fshikezes urinare.
Prta bliri ka veti diuretike dhe qetesuese.
Pjeste qe perdoren:lulet dhe levorja.
Mblidhet: nga maji deri ne qershor
PERGATITJA:
Nje luge supe me lule bliri hidhet ne nje ene ku shtohet nje gote uje qe vlon.Ena mbulohet me kapak dhe lihet per 5-10' , duke e tundur here pas here.
Lengu kullohet, embelsohet me sheqer ose me mjalte dhe pihet i ngrohte.
Merren disa doza te tilla gjate dites.
Ne raste te vjellash kur kemi probleme me tretjen:
Zjeni per 15' 60gr lule ne 1liter uje. Filtroni dhe pini pak nga pak.
KURIOZITETE :
Druri i blirit perdoret per te fabrikuar mobilje dhe fibrat sherbejne per te thurrur shporta.
No comments:
Post a Comment