Dieta. Perdorimi i barerave popullore. Si te kujdesemi per lekuren nepermjet nje ushqimi te shendetshem.
Friday, November 2, 2012
Anemia
ANEMIA
Cfare eshte anemia?
Anemia eshte nje semundje e gjakut e karakterizuar nga pakesimi i ruazave te kuqe dhe i permbajtjes se tyre ne hemoglobine.
Si mund te kurohet anemia,nepermjet ushqimit apo dhe barnave popullore?Femrat jane me te prirura ndaj anemive,pasi shpesh ato ndjekin dieta te gabuara,apo hane pak dhe keq per te rruajtur linjat.Nje tjeter faktor eshte lindja,ku shume nena kalojne ne anemi per shkak te hemoragjise...
Kura:
Për kurimin e kësaj sëmundjeje përdoren edhe receta me përzierje bimësh mjekësore.
Për shembull, çdo ditë të pihen së paku nga 150 ml lëngë të rrepës së kuqe (Rapa Rubra),
para buke, apo të konsumohet sa më shpesh domatja. Nuk duhet të mos merrni gjithashtu
çdo ditë 10 - 15 fruta të mandarinës (Citrus nobilis lorus) për një
kohë prej 20 - 25 ditë. Një kurë e efektshme
është edhe ajo e përgatitur nga 250 gramë
gjethe hithri (Urtica dioica), 10 gramë uthull
(Rumex accetosella) dhe 10 gramë gjethe delli
(Plantago maior). Të gjitha këto vendosen
në 1 litër ujë të ftohtë ku qëndrojnë 12 orë.
Pastaj zihen për 10 minuta, ëmbëlsohen sipas
dëshirës me mjaltë dhe pastaj sërish mbyllen
dhe qëndrojnë të mbyllura për 20 minuta.
Kullohen dhe pihen gjatë tërë ditës me lugën
e kafesë.
USHQIME TE PASURA ME HEKUR KUNDER ANEMISE:
Kane perqindje te larte hekuri ushqimet e meposhtme:
melçia,veshkat,mishi i kuq,e verdha e vezes,fasulet,thjerezat,soja,arrat,majdanozi.
Kush ndjek nje diete te pasur me hekur,eshte e keshillueshme te ndieki dhe keto truke per te asimiluar me mire hekurin e mare nepermjet ushqimit:
Bashkangjitini dietes,marrjen rregullisht te vitamines C
Nje gote me leng agrumesh pas buke
Aleatet me te mire kunder anemise:limonjte,portokajte,mandarinat dhe sallata.
Subscribe to:
Post Comments (Atom)
No comments:
Post a Comment