Monday, March 25, 2013

Tutorial i thjeshte per thonjte

Ky eshte nje tutorial shume i thjeshte per thonjte tuaj, mjafton nje gazete dhe nje manikyr...
Jo gjithmone duhet te shkojme tek estetistja per te patur thonj te bukur. Mjafton pak fantazi dhe mbi te gjitha vullnet i mire
Kjo e meposhtmja me duket nje ide shume simpatike dhe me efekt.

















Na duhen:

Nje manikyr (me mire i çelur)
copa gazete pak me te gjera se gishti
pak alkool
top coat apo fiksues trasparent

1-Lyejme thonjte me manikyrin e perzgjedhur. Leme te thahen mire

2- futim gishtin ne alkool per 10 sekonda dhe me pas vendosim mbi thua copen e gazetes. Shtypni fort dhe mbani pa levizur te pakten per 10'' te tjera. Para se ta heqim gazeten, per lehtesi e njomim me pak alkool.

3-Pasi te kemi perfunduar me te gjitha gishtat, perforcojme me top coat (manikyr perforcues me veti shkelqyese dhe fiksuese)







Friday, March 1, 2013

Vetite e frutave- lajthia per semundjet kardiovascolare

Lajthite jane te pasura me yndyra. Ashtu sikurse te gjithe frutat e tjera te thata, lajthite permbajne per me teper monosature; pra jane nje burim i mire yndyrerash " te mira" megjithese nuk jane po aq thelbesore sa arrat. Nga ana tjeter, ky frut eshte pas bajameve burimi me i madh i vitamines E dhe te fitosteroleve, substanca te rendesishme ne parandalimin e semundjeve kardiovascolare. Kete gje e konfirmon edhe nje studim i fundit, sipas te cilit lajthite jane ne gjendje te  te ulin nivelin e kolesterolit LDL. Kjo vetem ne rastin kur personi nuk eshte mbipeshe,pasi si permendem me lart lajthia permban lyrera te cilat ne rast mbipeshe do te sillnin probleme te metejshme nese nuk do te dozohen mire.Lajthite nuk jane burim proteinash. Raporti yndyre- proteine shkon ne favor te te pareve.

Friday, February 22, 2013

Maska per fytyren me kos

Kosi mund te aplikohet ne fytyre qofte vetem dhe do te jape rezultate shume te mira ne permiresimin e lekures, por edhe i perzier me perberes te tjere te cilat e pasurojne me veti kete maske.

1.MASKE IPER USHQYESE ME KOS DHE MJALTE

Perzjejme 2 luge kos me 2 luge mjalte. Perzierjen e aplikojme ne fytyre, natyrisht pasi e kemi pastruar mire me perpara me nje sapun PH neutral.
Leme te pushoje masken per 15' dhe me pas e shpelajme me uje te bollshem.
Rezultati: nje fytyre me e ndritur, me e bute dhe me e idratuar.


2.MASKE ME KOS DHE LOMON OSE PORTOKALL PER FYTYRA TE YNDYRSHME

Bashkojme 2 luge leng limoni (ose 3 luge leng portokalli) me 2 luge kos. me pas e aplikojme ne fytyre dhe e leme keshtu per 5-10' perpara se ta shpelajme me uje te bollshem.
Rezultati: limoni pastron fytyren nga qelizat e vdekura, hap poret dhe rikthen fytyres nje PH natyral.


3. SCRUB ME KOS DHE KRIPE (OSE ME SHEQER KALLAMI)

Perziejme 2 luge kos me 1 luge kripe te trashe ose me 2 luge sheqer kallami.
e aplikojme perzierjen mbi fytyren e njomur dhe me levizje rrethore fillojme e masazhojme per disa minuta.
Resultati: Nje scrub energjik nese perdorim kripen e trashe dhe me i embel nese perdorim sheqerin e kuq.
Po ju? A keni perdorur ndonjehere keteo maska? Njihni te tjera te ketij lloji?






Thursday, February 21, 2013

Shendeti ne guzhine- kujdesi per dhembet


çfare mund te bejme per te lehtesuar apo qetesuar dhimbjen e dhembeve?
Kunder dhimbjes se dhembeve, pergatitni nje vaj duke lene ne 250 ml vaj ulliri 50 gr gjethe menteje apo najazme per 10 dite.
Pasi te kete kaluar kohen e nevojshme, filtrojme  dhe konservojme  ne eresire dhe ne vend te fresket.
Kur e shikojme te nevojshme, hedhim ca pika te ketij locioni ne dhembin qe na dhemb.


Wednesday, February 13, 2013

Si te permiresohemi?


Pershendetje miq. 
Ky eshte nje artikull, qe kemi zgjedhur me entuziazem si staf, pasi ndryshimi eshte nje nevoje e te gjitheve  dhe kur flasim per ndryshim, nenkuptojme permiresimin e vetvetes.

Si mund t'ia arrijme qellimit?

Keto jane disa nga keshillat e eksperteve:


Si te permiresojme vetveten?
Shpeshhere, kur ngelemi te ngaterruar mes pasigurise dhe dyshimeve, na pushton ideja : 
" do te doja te isha dikush tjeter."Me shpesh sesa duhet ne mendojme dhe besojme se dikush apo shume te tjere jane me te mire se ne, nderkohe qe ne te vertete, shume njerez jane thjesht me te trembur se ne.

Rastesisht mbase ju ze syri ne nje party, nje vajze terheqese, te ulur qetesisht, ndersa pi nje spumante Asti.
Mendoni me vete qe ajo eshte nje vajze kaq e qete  dhe e sigurt.Por, nese do te mundeshit te lexonit nepermjet trurit te saj trasparent, do te shihnit nje tufe resh me mendime dhe do te çuditeshit  qe ajo po mendon: "A jane njerezit duke folur pse jam ulur ketu vetem?...Pse çunave nuk ju dukem terheqese
...nuk me pelqejne kycet e kenmbeve te mia, duken te dobeta...Do te doja te isha po aq inteligjente sa shoqja  ime.."

Shikojme nje sipermares biznesi dhe themi " waw...çfare mund te doje me teper ky njeri?"Ndersa ai sheh veten ne pasqyre me shpoti dhe i thote: "I urrej syte e mi te medhenj...perse valle shoket nuk me flasin...
shpresoj qe nena dhe babai te zgjidhin problemet e tyre"
A nuk eshte qesharake? Ne shikojme te tjeret me zili  dhe kerkojme te ishim ne vend te tyre, sepse na duken kaq perfekte,ndersa ata na shohin ne, duke menduar mbase te njejten gje identike...
Ajo qe na ben te vuajme nuk eshte gje tjeter, veçse besimi i vogel ne vetvete dhe e humbasim shpresen per te ndryshuar thjesht, sepse e futim veten ne kete deshperim te kote.

Shpesh na ndodhe te kemi vesin e keq, te te ngrenit te thonjve me dhembe :D dhe nuk eshte çudi, qe te gjithe ta dine kete gje, por vetja jo!

Kam nje shoqe, e cila s'lodhet asnjehere se foluri dhe ne gjithe bashkebisedimin duket se eshte e vetmja e interesuar ne ate qe thote, keshtu qe gjithe shoket e tjere perpiqen ta largojne nga rrethi i vet kur e shohin rrotull dhe ajo kurre nuk e ve re sa keq ndikon kjo gje ne izolimin e saj prej te tjereve perhere e me teper.
Nje nga çelesat per permiresimin e vetvetes eshte te degjosh dhe te flasesh me nje mik te besuar. Gjeni dike qe ju duket i hapur rreth gjithçkaje, sado delikate te jete. Beni pyetje te tipit: "a mendon qe jam i paedukate?" A mos jam teper polemik?", "mos flas me ze shume te larte" 
(ketu me lejoni te fut nje eksperience personale, te nje mikes sime shume te  mire, e cila me " bezdiste" me zerin aq te larte teksa ecnim e bisedonim ne rruge.Nje vajze shume inteligjente, por a eshte e nevojshme qe gjithe bulevardi te mare pjese ne diskutimin tone? ;D )
"mos me vjen goja ere?" "te merzit ndonjehere kur jemi bashke?" Ne kete menyre i lini te kuptoje personit qe keni ne krah, qe ju jeni teper te interesuar ne pemiresimin e vetvetes.Veri veshin asaj dhe mbi te gjitha meso nga kritikat pa dhene pergjigje te tipit " epo keshtu jam une" "mos e ekzagjero tani"
Ne te njejten menyre kritike ju mund te ndihmoni shoqen /shokun tuaj ne permiresimin e vetvetes.

NJe nga kenget e Whitnei Houston thote "Le mesosh te duash veten eshte dashuria me e madhe nga te gjitha" Mjaft e vertete. Me qellim qe te doni te tjeret duhet te doni me pare vetveten.Kujtohuni, ju nuk mund te jepni ate qe nuk keni.
Para se tu tregojme te tjereve disa menyra se si mund te ndryshojne vetveten, tregoni qe ti perfaqson personin i cili eshte gjithmon ne kerkim te permiresimit te vetvetes. Permiresimi i vetvetes na ben njerez me te mire, behemi frymezim per te tjeret, te cilet me pas do te ndjekin shembullin tone.
Mjaft mendove per vetveten si qenie e klasit te dyte. Harro mendime te tipit: "sikur te isha me i pasur...sikur te isha me i dobet" e keshtu me radhe. Pranimi i vetvetes eshte hapi i pare i permiresimit te saj. Duhet ti themi mjaft krahasimit me te tjeret, pasi ajo çka mund te marim jane 10 arsye me teper per ti pasur zili.
Kemi te gjithe pasigurite tona. Asnje nuk eshte perfekt.Ne gjithmone urojme te kemi gjera me te mira, te ardhme me te mire, trup me te bukur etj.
Por jeta nuk na kerkon te persosur, por te lumtur dhe te kenaqur me veten.
Permiresimi i vetes dhe dashuria per veten nuk jane nje jehone ndaj botes qe ti je i persosur dhe je me i miri.Eshte virtyti i pranueshmerise dhe kenaqesise. Kur fillojme te permiresojme vetveten atehere fillojme te ndihemi te kenaqur dhe te lumtur.









Friday, January 25, 2013

Kamomili, perdorimi dhe vetite

Kamomili eshte nje nga bimet mjekesore me te njohura dhe me te dashura.I vleresuar qofte per vetite e tij qetesuese, ashtu edhe per aromen e kendshme.

EMRI SHKENCOR:
Matricaria chamomilla; familja Asteraceae

Pjeset qe perdoren:lulet.

Vetite e kamomilit kane qene te njohura qe ne kohen e egjiptianeve

Menyra e konservimit:
Tharja duhet te behet ne vend te thate dhe te ventiluar; Pasi te jete thare llet eshte mire te konservohen ne vazo qelqi.

Perdorimi:
Qeteson dhimbjet e organizmit dhe te sistemit nervor. Largon gazet nga zorret dhe liron ngerçet (spazmat) Perdoret kunder heqjes se barkut,kunder pezmatimit te rrugeve urinare.Ndihmon si qetesues ne acarimin e lekures, perdoret per shpelarjen e syve,vesheve,hundes,gojes,  klizme etj.Pakeson dhembjet,shpejton proceset e rigjenerimit.

Ne rast dhimbjesh nga menstruacionet veme te zjejne 1gr lule ne 1dl uje. pijeni te ngrohte.


Tuesday, January 22, 2013

Mjekesi popullore, perdorimi i blirit.

Bliri - latinisht-Tilia cordata Mill, Tilia platyphyllos Scop dhe Tilia argentea Desf., familja Tiliaceae.

Lulet e blirit perdoren ne semundje te shkaktuara nga te ftohtit dhe qe shoqerohen me temperature (rrufe, kolle, gelbaze) Perdoren ne semundjet e veshkave dhe te fshikezes urinare.
Prta bliri ka veti diuretike dhe qetesuese.

Pjeste qe perdoren:lulet dhe levorja.
Mblidhet: nga maji deri ne qershor

PERGATITJA:

Nje luge supe me lule bliri hidhet ne nje ene ku shtohet nje gote uje qe vlon.Ena mbulohet me kapak dhe lihet per 5-10' , duke e tundur here pas here.
Lengu kullohet, embelsohet me sheqer ose me mjalte dhe pihet i ngrohte.
Merren disa doza te tilla gjate dites.

Ne raste te vjellash kur kemi probleme me tretjen:
Zjeni per 15' 60gr lule ne 1liter  uje. Filtroni dhe pini pak nga pak.

KURIOZITETE :
Druri i blirit perdoret per te fabrikuar mobilje dhe fibrat sherbejne per te thurrur shporta.