Wednesday, February 13, 2013

Si te permiresohemi?


Pershendetje miq. 
Ky eshte nje artikull, qe kemi zgjedhur me entuziazem si staf, pasi ndryshimi eshte nje nevoje e te gjitheve  dhe kur flasim per ndryshim, nenkuptojme permiresimin e vetvetes.

Si mund t'ia arrijme qellimit?

Keto jane disa nga keshillat e eksperteve:


Si te permiresojme vetveten?
Shpeshhere, kur ngelemi te ngaterruar mes pasigurise dhe dyshimeve, na pushton ideja : 
" do te doja te isha dikush tjeter."Me shpesh sesa duhet ne mendojme dhe besojme se dikush apo shume te tjere jane me te mire se ne, nderkohe qe ne te vertete, shume njerez jane thjesht me te trembur se ne.

Rastesisht mbase ju ze syri ne nje party, nje vajze terheqese, te ulur qetesisht, ndersa pi nje spumante Asti.
Mendoni me vete qe ajo eshte nje vajze kaq e qete  dhe e sigurt.Por, nese do te mundeshit te lexonit nepermjet trurit te saj trasparent, do te shihnit nje tufe resh me mendime dhe do te çuditeshit  qe ajo po mendon: "A jane njerezit duke folur pse jam ulur ketu vetem?...Pse çunave nuk ju dukem terheqese
...nuk me pelqejne kycet e kenmbeve te mia, duken te dobeta...Do te doja te isha po aq inteligjente sa shoqja  ime.."

Shikojme nje sipermares biznesi dhe themi " waw...çfare mund te doje me teper ky njeri?"Ndersa ai sheh veten ne pasqyre me shpoti dhe i thote: "I urrej syte e mi te medhenj...perse valle shoket nuk me flasin...
shpresoj qe nena dhe babai te zgjidhin problemet e tyre"
A nuk eshte qesharake? Ne shikojme te tjeret me zili  dhe kerkojme te ishim ne vend te tyre, sepse na duken kaq perfekte,ndersa ata na shohin ne, duke menduar mbase te njejten gje identike...
Ajo qe na ben te vuajme nuk eshte gje tjeter, veçse besimi i vogel ne vetvete dhe e humbasim shpresen per te ndryshuar thjesht, sepse e futim veten ne kete deshperim te kote.

Shpesh na ndodhe te kemi vesin e keq, te te ngrenit te thonjve me dhembe :D dhe nuk eshte çudi, qe te gjithe ta dine kete gje, por vetja jo!

Kam nje shoqe, e cila s'lodhet asnjehere se foluri dhe ne gjithe bashkebisedimin duket se eshte e vetmja e interesuar ne ate qe thote, keshtu qe gjithe shoket e tjere perpiqen ta largojne nga rrethi i vet kur e shohin rrotull dhe ajo kurre nuk e ve re sa keq ndikon kjo gje ne izolimin e saj prej te tjereve perhere e me teper.
Nje nga çelesat per permiresimin e vetvetes eshte te degjosh dhe te flasesh me nje mik te besuar. Gjeni dike qe ju duket i hapur rreth gjithçkaje, sado delikate te jete. Beni pyetje te tipit: "a mendon qe jam i paedukate?" A mos jam teper polemik?", "mos flas me ze shume te larte" 
(ketu me lejoni te fut nje eksperience personale, te nje mikes sime shume te  mire, e cila me " bezdiste" me zerin aq te larte teksa ecnim e bisedonim ne rruge.Nje vajze shume inteligjente, por a eshte e nevojshme qe gjithe bulevardi te mare pjese ne diskutimin tone? ;D )
"mos me vjen goja ere?" "te merzit ndonjehere kur jemi bashke?" Ne kete menyre i lini te kuptoje personit qe keni ne krah, qe ju jeni teper te interesuar ne pemiresimin e vetvetes.Veri veshin asaj dhe mbi te gjitha meso nga kritikat pa dhene pergjigje te tipit " epo keshtu jam une" "mos e ekzagjero tani"
Ne te njejten menyre kritike ju mund te ndihmoni shoqen /shokun tuaj ne permiresimin e vetvetes.

NJe nga kenget e Whitnei Houston thote "Le mesosh te duash veten eshte dashuria me e madhe nga te gjitha" Mjaft e vertete. Me qellim qe te doni te tjeret duhet te doni me pare vetveten.Kujtohuni, ju nuk mund te jepni ate qe nuk keni.
Para se tu tregojme te tjereve disa menyra se si mund te ndryshojne vetveten, tregoni qe ti perfaqson personin i cili eshte gjithmon ne kerkim te permiresimit te vetvetes. Permiresimi i vetvetes na ben njerez me te mire, behemi frymezim per te tjeret, te cilet me pas do te ndjekin shembullin tone.
Mjaft mendove per vetveten si qenie e klasit te dyte. Harro mendime te tipit: "sikur te isha me i pasur...sikur te isha me i dobet" e keshtu me radhe. Pranimi i vetvetes eshte hapi i pare i permiresimit te saj. Duhet ti themi mjaft krahasimit me te tjeret, pasi ajo çka mund te marim jane 10 arsye me teper per ti pasur zili.
Kemi te gjithe pasigurite tona. Asnje nuk eshte perfekt.Ne gjithmone urojme te kemi gjera me te mira, te ardhme me te mire, trup me te bukur etj.
Por jeta nuk na kerkon te persosur, por te lumtur dhe te kenaqur me veten.
Permiresimi i vetes dhe dashuria per veten nuk jane nje jehone ndaj botes qe ti je i persosur dhe je me i miri.Eshte virtyti i pranueshmerise dhe kenaqesise. Kur fillojme te permiresojme vetveten atehere fillojme te ndihemi te kenaqur dhe te lumtur.









No comments:

Post a Comment