Friday, September 13, 2013

Pikat e zeza ne fytyre

Për të shmangur pikat e zeza në lëkurë, që zakonisht krijohen në mjekër, hundë, ballë, këshillohet lëngu i domates. per 10-15 min Ai depërton në thellësi të këtyre poreve duke nxjerrë në sipërfaqe papastërtitë e këtyre pikave. esht shume e efekshme



Psikologji

Psikologët thonë:
1) Nëse një person qesh shumë, madje edhe në gjëra të marra, ai është thellë I vetmuar.
2) Nëse një person fle shumë, ai është i trishtuar.
3) Nëse një person flet pak, por flet shpejtë, ai e mban sekrete.
4) Në qoftë se dikush nuk mund të qaj, ai është i dobët.
5) Në qoftë se dikush ha në një mënyrë anormale, Ai është I tensionuar.
6) Nëse dikush qanë në gjëra të lehta, ai është i pafajshëm dhe zemërbutë.
7) Nëse dikush zemërohet me gjëra të imëta, kjo do të thotë që ai ka nevojë për dashuri
Mundohuni të kuptoni njerëzit, psi në këtë botë njerëzit u krijuan që të duhen, e gjërat që të përdoren, edhe pse tani gjërat duhen dhe njerëzit përdoren, ti mos ji prej tyre.


Friday, July 5, 2013

A ekziston vertet lumturia?

Besoj bini dakord qe nje pergjigje e menjehershme e gjitheperfshirese per kete pyetje nuk do te ishte e lehte. Kjo pasi çdokush i afte per te gjykuar, ka nje menyre te veten peshimi e interpretimi te lumturise, qe ndikohet si nga niveli i mprehtesise-se mendimit, sikurse edhe nga pervojat jetesore.

Autoret e psikologjise pozitive, ata qe studiojne personat e lumtur, thone se kane analizuar sjelljet e tyre per t'i bere ato te kuptueshme dhe nga te tjeret. Le te hedhim nje veshtrim mbi dijet shkencore qe zoterojme ne nivel shkencor mbi lumturine.

1. Lumturia ekziston dhe eshte e matshme
Studimet tregojne se 90% e francezeve, 50% e anglezeve, dhe 42% e amerikaneve, deklarojne se jane te lumtur per jeten qe bejne. Perveç ketyre statistikave mund te thuhe-

t se edhe shkenca e pohon qe lumturia ekziston. Studimet me te fundit shkencore kane vertetuar hipotezen se emocionet pozitive perkthehen ne nje rritje te aktivitetit neutral ne lobin prefrontal te majte, (pjesa perkatese e kores se trurit nen anen e majte te ballit), gje kjo lehtesisht e matshme permes instrumenteve perkatese.
Lumturia, ose te pakten ideja e lumturise, eshte e domosdoshme per te jetuar. Kur jetohet nje moment i bukur, ritmi kardiak zvogelohet, kimia e trupit dhe sistemi imunitar permiresohen. Kush eshte i lumtur ka me shume imunitet ndaj semundjeve. Lumturia pra eshte nje impuls jetesor, qe na ben mire e na motivon per te bere perpara.

2. Nuk eshte e standardizuar
Nje lajm tjeter i mire eshte se lumturia nuk pyet per moshen, gjinine, pamjen, parate, nivelin e inteligjences apo arsimin. Te gjithe njohim raste te kronikes qe na thone se personazh e shume te njohur dhe te realizuar kalojne ne vetevrasje, behen viktima te droges dhe varesive te ndryshme. Nderkohe qe ka plote te tjere qe fatkeqesite i kane ndihmuar te behen me te ndergjegjshem per çfare gezojne.

3. A mund te parashikohet?
Veshtire se mund te ndodhe, e kjo per nje arsye te thjeshte. Kur mendojme rreth lumturise imagjinojme te ardhmen bazuar ne te shkuaren. Por kujtesa ne kete rast na mashtron disi...Ashtu si dashuria, karriera dhe çdo gje tjeter ne jete edhe lumturia eshte çeshtje metode, rregulli i pare i se ciles eshte te shmangesh kurthin e deshirave te pamundura.

4. Gjendet ne lidhje me te tjeret
Lidhjet njerezore dhe sasia e kohes qe kalohet me miqte dhe familjaret jane treguesit me te medhenj te lumturise. Ndersa vetmia afektive eshte burimi me i madh i palumturise. Kur jane te lumtur, njerezit kane deshire te flasin, te rrine me te tjeret, te kultivojne dashuri. Dhe aspak per çudi, ndjesia me e lumtur, "orgazma trunore", nuk eshte e lidhur me seksin, por me "te ndjerit i dashur e i respektuar".

5. Kerkohet perpjekje
Lumturia eshte nje sfide, kerkon perpjekje dhe ka ligjet e saj te forta: te duash shume veten, te degjosh, te respektosh, te jesh pranues e jogjykues ndaj te tjereve. Personat qe e pranojne veten ashtu siç jane, edhe kur jane te predispozuar per te ndryshuar, jane me te lumtur. Ne fund te fundit lumturia nuk vjen vetiu: disa e ndjekin, ndersa disa te tjere e krijojne.
Nje gje eshte e sigurt: ata qe priren te jene te lumtur, e perballojne jeten ne menyre me te vendosur e pozitive. Zgjidhja eshte te ju...

Wednesday, May 15, 2013

Aloe: bime me veti kuruese, simbol bukurie dhe perjetesie.

Aloe

  • Emri shkencor: Aloe barbadensis miller (ose Aloe vera)
  • Pjeset qe perdoren: lengu dhe gjethet
  • Vetite: freskuese, hidratante
  • Perdorimi: i brendshem-lengu dhe i jashtem- xhel

Per me teper se pese mijevjeçare Aloe eshte konsideruar si bima magjike, e afte te kuroje shume probleme shendetesore.
Per egjiptianet e vjeter, kjo bime ishte simboli i perjetesise. Besohej qe kjo bime ndihmone faraonet qe nderronin jete, qe te gjenin rrugen e pertejme. Sipas "papirusit te erbesit" aloe i siguronte jete te gjate trupit te mumifikuar te faraonit.
Per Kleopatren banja e alternuar me aloe dhe qumesht ishin çelesi i bukurise te saj.ù
Romaket e lashte e shfrytezonin aloen per vetite e saj kuruese: perdorej si balsam per sherrimin e plageve te ushtareve.Gjithashtu neper libra dhe doreshkrime gjejme nje perdorim me te gjere te aloes si psh per dhimbjet e stomakut e deri tek dhimbja e kokes dhe problemet e renies te flokut. Mayat e perdornin pikerisht kete bime per efektet sherruese te dhimbjes te kokes.

Le te shikojme se cilat jane vetite e verteta te Aloes.

Aloe eshte e ndertuar nga kater kategori te medha komponentesh, ku gjithsecila ofron nje ilaç te ndryshem, por ne te njejten kohe shume te rendesishem.

Mukopolisakaridet ne Aloe:
Kjo eshte familja e pare perfaqesuese dhe me e madhe e Aloes, pra mukopolisakaridet e sheqererave komplekse. ketyre proteinave iu dedikohen vetite gastro-mbrojtese, sepse ne kontakt me stomakun formojne nje lloj plasmasi , qe mbron zonen gastrike nga acidet dhe agjentet irritues, te cilet japin nje funksion jo korrekt.
jo vetem kaq, mukopolisakaridet ndihmojne gjithashtu ne nxitjen e sistemit mbrojtes te organizmit, duke e ndihmuar ne luften kunder elementeve patogjene.
Gjithashtu Aloe perdoret si kure per plaget per vetite e vet rigjeneruese te lekures, saje polimereve te glukozit dhe manozit.

Oligoelementet ne Aloe:
Grupi i dyte i elementeve te Aloes i perfaqesuar nga oligoelementet: minerale, vitamina dhe elemente te tjera ushqyese te cilat jane nje burim i vertete i kesaj bime. Mes mineraleve prezente jane manganezi dhe seleni te cilat kane veti antioksiduese dhe keto veti shfrytezohen per te ngadalesuar proçesin e mplakjes qelizore. Keto veti shfrytezohen nga kozmetika per perdorimin e kremerave  anti -age prej aloes.

Steroidet e Aloes:
Steroidet kane veti antiinfiamatore dhe jane nje nder kategorite  me te studiuara te bimes. Duket se aksioni i steroideve eshte i njejte me ato te ilaçeve, por pa efekte anesore negative qe mund te japin keto te fundit. Xheli i aloes gjen perdorim te gjere ne mbylljen dhe sherimin e plageve dhe gjithashtu ne qetesimin e tyre.

Antakionit Ne Aloe:
Antakionet jane grupi i fundit, por jo me pak i rendesishem i Aloes. Ato perkufizohen si pastrues te trupit pasi pastrojne trupin dhe kane funksion qetesues.

Veti te tjera te mundshme te Aloes:
Kjo bime ka veti antibiotike natyrore, per kete qellim e gjejme edhe ne kremera dizinfektuese. Studime te fundit japin te dhena se kjo bime ka veti antitumorale, por per nje pergjigje definitive duhen studime me te thella mbi kete qellim.

Pra te gjitha vetite qe lartpermendem e bejne aloen qe tet quhet me te drejte "mbreteresha e bimeve kuruese"  ekzistuese mbi toke.


Wednesday, May 1, 2013

Vetite e çajit jeshil

Ne kete artikull do te gjeni te permbledhura vetite e çajit jeshil dhe ndihmen qe ai i jep organizmit tone.

Ja perse eshte i keshillueshem perdorimi i çajit jeshil:


  • Lufton Kancerin
  • Ul kolesterolin
  • parandalon demtimin e dhembeve 
  • Na mbron nga semundjet e zemres
  • Pershpejton metabolizmin
  • parandalon diabetin
  • agjent antiviral
  • Mban te shendetshem sistemin e qarkullimit
  • Forcon zmaltin e dhembeve
  • Redukton pllakat dhe bakteret ne goje
  • I pasur me antioksidante
  • Parandalon helmimin nga ushqimet
  • Na jep nje lekure te shendetshme
  • Ndihmon per nje lekure te shendetshme
  • Parandalon eren e keqe te gojes
  • Disintoksikon

Eshte i keshillueshem shpesh edhe ne dietat pikerisht per faktin qe ndihmon metabolizmin.
Pra miq te dashur mund te zevendesoni shume mire kafene e mengjesit me nje filxhan çaji jeshil, vetite e te cilit jane pa dyshim "mrekulli te natyres"


Monday, April 29, 2013

Si te humbasim peshe

Kush nuk ka deshiruar te humbase peshen e tepert? Per t'ia arritur ketij qellimi duhet me pare te kuptojme si dhe perse shendoshemi, cilat jane gabimet qe bejme me shpesh dhe perse nuk duhet te improvizojme dieta. 

Per te humbur peshe  "drejt" duhet ta bejme kete gje gradualisht dhe jo te perpiqemi te humbasim  1kg ne dite apo 7kg ne nje jave per te rrezikuar me pas ti veme dopio javes tjeter. Duhet te qartesojme edhe nje ide tjeter: - te humbasesh peshe nuk eshte ekzaktesisht njelloj si te dobesohesh, pasi te humbasesh peshe do te thote te eleminosh arsyet qe te çojne ne venien e peshes dhe kjo gje te realizohet ne favor te shendetit tuaj.
Dembelet nuk kane shpetim, pra nese doni vertet te humbisni kg, gjeja e pare dhe me e shendetshme eshte aktiviteti fizik.


Rregullat baze per humbjen e peshes: çfare duhet te bejme dhe çfare jo:

PO-Aktivitet fizik te pakten tre here ne jave

JO-Mos merrni me teper kalori sesa humbisni
___________________________

PO: Hani ne menyre te shendetshme duke proporcionuar proteinat, lyrerat, karbohidratet.

JO- mos e lere vaktin

___________________________

PO - Konsumoni 2 fruta dhe tre lloj perimesh çdo dite

JO:- Evitoni embelsira, snack,sheqer, prodhime furre
___________________________
PO-Pi te pakten 2l uje çdo dite

JO-evito pije alkoolike dhe te gazuara si psh coca cola, fanta etj
___________________________
Le te analizojme tani ne detaj keto rregulla te thjeshta me qellim qe te arrijme peshen ideale

  1. levizja eshte e rendesishme si per te mbajtur te shendetshem dhe te gjalle organizmin dhe ne veçanti muskujt, ashtu sikurse per te djegur kalori. ja pra perse duhet levizja te pakten 3 here ne jave. Ne pamundesi, mundohuni te pakten te ecni sa me shume,  ngjitni e zbrisni shkallet me kembe dhe jo me ashensor.
  2. dieta. Nje tjeter pike thelbesore eshte te ndjekim nje diete te ekuilibruar dhe qe natyrisht i pershtatet organizmit tone. Keto dieta duhet ti furnizojne trupit te gjitha nevojat pra: karboidrate si buka apo makaronat,proteinat e mishit dhe te peshkut dhe nje perqindje e vogel lyrerash. Nje diete e ekuilibruar duhet te kete: 55-60% karbohidrate, 25% lyrera dhe 15% proteina.
  3. Cilesia e ushqimeve, pra çfare duhet te hame? Dy porcione perimesh dhe tre frutash ne dite me qellim ti afrojme organizmit fibrat dhe vitaminat e nevojshme.
  4. Te eleminojme sa me shume sheqerin duke shmangur pijet e gazuara, sheqerin e bardhe (me mire i kuqi)  pasi jane teper kalorike.
  5. Eshte shume e rendesishme te pijme te pakte 2l uje ne dite, pasi kjo ben te mundur "shpelarjen" e organizmit dhe ndihmon ne parandalimin e celulitit.
Le te shpiegojme tani pse keto jane menyrat me te mira per te humbur peshe.

çfare do te thote te humbasesh peshe?

Jane te shumte njerezit qe duan te dobesohen dhe te pakte ata qe dine me te vertete si ta realizojne ne menyre efektive kete gje.
Duhet theksuar se pesha nuk eshte thjesht numri apo gjilpera qe shfaqet ne peshore, por diçka me komplekse. Per ta kuptuar le te shohim perberjen e trupit tone dhe mbi cilat baza verifikohet shtimi i peshes tek nje individ.

Si eshte ndertuar trupi yne?
  • mase e dhjamosur
  • mase e dobet
  • uje
Behet fjale per humbje peshe normale kur humbasim shtresa dhjamore dhe jo muskulore dhe uje.

Kete gje e theksuam edhe me siper, pasi ndodh qe ne disa dieta te improvizuara ajo qe humbasim jane lengjet dhe jo dhjamrat. 
Cila eshte pasoja e kesaj te fundit? Trupi tenton ti veri kilet e humbura me te njejten shpejtesi dhe mbi te gjitha kemi humbur metabolizmin baze.

A mund te humbasim peshe ne pak kohe?

Do te ishte e deshiruar nga shume kjo gje, problemi eshte se nese nuk rruajme ekuilibrat e duhura, rrezikojme te veme peshen perseri pas nje kohe te shkurter dhe se dyte ta dobesojme organizmin (vetembrojtjen, lekuren etj)

Cila eshte koha ideale per nje dobesim te shendetshem?

Pesha humbet ne menyre graduale duke mbajtur parasysh qe ne 3 ditet e para tentojme te humbassim lengjet dhe te "çfryhemi"
Rezultatet e para te konsiderueshme do te arrihen vetem pas 3-4 . Gjate kesaj periudhe, pra afersisht 30 dite normalisht trupi nuk duhet te humbasi me teper se 3kg. Pra kush deshiron te humbasi 10 kg periudha do te varioje nga 90-120 dite

KUJDES!!! Nje humbje peshe e pamotivuar dhe e menjehershme mund te jet rrrjedhoje patologjie tumori ose tiroide apo ipertiroidizem.

Ndikimi i faktorit moshe
Faktori moshe ndikon shume ne humbjen e peshes sidomos tek femrat.Nje femer ne moshe adoleshence apo dhe ne moshe me te pjekur deri ne 35 vjet e ka me te lehte te humbasi peshe se grate mbi moshen 40 vjet. Pas moshes 50 vjet hyn ne loje faktori menopauz...sa me shume te kaloje mosha aq me teper ngadalesohet metabolizmi dhe aq me e veshtire behet humbja e peshes.

Per tu dobesuar mire duhet te kuptojme perse shendoshemi.

  • Jeta sedentare apo mungesa e levizjes. ne kete rast edhe pse sasia e ushqimit eshte e vogel personi ve peshe pasi nuk djeg kalori. Zgjidhja e vetme ne kete rast do te qe sporti dhe aktiviteti fizik
  • Iperushqyeshmeri. Shume njerez tentojne te hane ne menyre te ekzagjeruar, me teper sesa organizmi i tyre ka nevoje. Kjo eshte normale ne periudha te vitit si festat, ku realisht veme re nje shtim peshe prej 2-3 kg, por me pas duhet te riekuilibrojme ushqimin dhe dozat.
  • Funksionimi i keq i metabolizmit.Disa mosfunksionime te metabolizmit sjellin si rrjedhoje shtimin e peshes, si psh patologjia e tiroideve, ipertiroidizmit i cili ben qe gjendra tiroide te ngadalezoje funksionimin e saj, si rrjedhoje metabolizmi nuk djeg kalori. ne kete rast eshte e nevojshme te integrojme levizje,diete dhe terapi mjekesore.Nje tjeter patologji eshte sindroma cushing e cila ben qe keto gjendra te prodhojne me teper hormone por ne kete rast shtimi i peshes eshte i lokalizuar ne fytyre dhe ne trung.  edhe ne kete rast duhet te keshillohemi me mjekun.
  • Ndryshimet fiziologjike. Ne periudha te ndryshme te jetes ndodh qe ndryshimi i peshes te jete normale si psh ne shtatezani apo dhe ne periudhen e menopauzes. Ne rastin e pare, perveç nje shtimi peshe ne menyre te ekzagjeruar, nuk ka nevoje te marim masa ne te dytin duhet treguar shume kujdes dhe  duhet perpjekur sa me shume ta kontrastojme.

Vazhdon me nje artikull mbi dietat me te njohura...


Wednesday, April 24, 2013

Vetite e frutave. Pse duhet te jene gjithmone te pranishme ne dieten tone?

Frutat jane ushqim kryesor ne dieten e perditshme, qe i sigurojne organizmit tone pjesen me te madhe te nevojave ushqimore si vitaminat, te cilat eshte me mire ti marim ne menyre natyrore, pra nepermjet ushqimit.


Keto jane keshillat dhe sugjerimet mbi vetite dhe perdorimin qe jep nje dietiste nga spitali Humanitas Gavazzeni ne It.

Cilat jane vetite ushqimore qe garanton fruta?

Frutat permbajne substanca te ndryshme ushqimore te cilat kane vlere per organizmin tone duke nisur qe me vitaminat: beta karoteni, i cili ngjendet ne frutat verdhe-portokalli si pjeshket,kajsite,pjepri,hurmaja dhe vitamina C te cilen pergjithesisht e gjejme ne agrumet,kiwi, ananas, luleshtrydhet dhe manat.

Frutat jane te pasura gjithashtu dhe me antioksidante substanca te afta per te neutralizuar veprimin e radikaleve te lira, qe jane te afta te ndryshojne strukturen qelizore te materialit gjenetik (ADN) dhe te lehtesojne proçesin e plakjes dhe shkaktojne gjithashtu nje seri reaksionesh te cilat i japin shkas formave te ndryshme tumorale.

Perveçse vitaminave dhe mineraleve, kjo veti mbrojtese e frutave eshte e dhe fale disa komponimeve te quajtura "phytochemicals": substanca qe gjenden ne sasi te vogla, rrjedhin nga bimet qe i prodhojne ato per te mbrojtur veten nga parazitet (si resveratroli i pranishem ne hardhia) dhe se bashku me fibrat kontribuojne ne ngjyren e bimeve. Per kete arsye eshte e keshillueshme qe dieta ditore te jete e pasur me fruta shumengjyreshe.

Fruta eshte e pasur me uje (psh shalqini permban 95% uje ) e dobishme gjithmone sidomos ne vere per te idratuar trupin ; kripera minerale si kaliumi i pranishem ne bananet, fibra te cilat shuajne ndjesine e urise, por ne te njejten kohe treten lehtesisht.

Frutat, me perjashtim te atyre te thata qe permbajne lyrera (arra, lajthi etj) eshte pa yndyre, me pak proteina dhe permban nje sasi diskrete sheqeri; eshte e keshillueshme per ata qe ndjekin dieta te mos e teprojne me sasine.

Shpesh mendohet qe frutat mund te zevendesojne nje vakt.
Kjo gje eshte e pakeshillueshme pasi pas nje kohe te shkurter rrikthehet ndjenja e urise.

Konsumi menjehere pas buke i frutave shpesh eshte i pakeshillueshem, pasi mund te shkaktoje fermentimin dhe shpesh jep nje ndjesi fryrjeje: mund te jete e vertete vetem ne rast se kemi ngrene teper, por gjithsesi nuk ndodh keshtu per te gjithe. Anasjelltas frutat me permbajtje vitamine C  lehtesojne marrjen e hekurit psh nga mishi. Mund te konsumojme fruta shume mire ne mengjes dhe ca ore pas dreke ose darke.

çfare duhet te bejme per te rruajtur vetite e frutave?

Per te rruajtur vetite e frutave duhen konsumuar te pjekura mire dhe ne kohe te shkurter menjehere mbas pjekjes, pasi sa me teper kohe kalon pas kesaj faze, aq me teper ato i humbasin vetite e tyre. Natyrisht keshilla me e mire eshte qe fruta te jete e fresket dmth e stines.

Frutat e grira  ne mixer dhe te paraqitura ne forme lengu a i ruajne vetite e tyre?

Po, por duhen konsumuar shpejt e shpejt. Kjo eshte 1 alternative e mire sidomos ne vere, pasi shuajne etjen.

ja dhe nje tabele qe spiegon disa veti ndihmese te frutave ne lidhje me organizmin e njeriut: