Monday, April 29, 2013

Si te humbasim peshe

Kush nuk ka deshiruar te humbase peshen e tepert? Per t'ia arritur ketij qellimi duhet me pare te kuptojme si dhe perse shendoshemi, cilat jane gabimet qe bejme me shpesh dhe perse nuk duhet te improvizojme dieta

Per te humbur peshe  "drejt" duhet ta bejme kete gje gradualisht dhe jo te perpiqemi te humbasim  1kg ne dite apo 7kg ne nje jave per te rrezikuar me pas ti veme dopio javes tjeter. Duhet te qartesojme edhe nje ide tjeter: - te humbasesh peshe nuk eshte ekzaktesisht njelloj si te dobesohesh, pasi te humbasesh peshe do te thote te eleminosh arsyet qe te çojne ne venien e peshes dhe kjo gje te realizohet ne favor te shendetit tuaj.
Dembelet nuk kane shpetim, pra nese doni vertet te humbisni kg, gjeja e pare dhe me e shendetshme eshte aktiviteti fizik.


Rregullat baze per humbjen e peshes: çfare duhet te bejme dhe çfare jo:

PO-Aktivitet fizik te pakten tre here ne jave

JO-Mos merrni me teper kalori sesa humbisni
___________________________

PO: Hani ne menyre te shendetshme duke proporcionuar proteinat, lyrerat, karbohidratet.

JO- mos e lere vaktin

___________________________

PO - Konsumoni 2 fruta dhe tre lloj perimesh çdo dite

JO:- Evitoni embelsira, snack,sheqer, prodhime furre
___________________________
PO-Pi te pakten 2l uje çdo dite

JO-evito pije alkoolike dhe te gazuara si psh coca cola, fanta etj
___________________________
Le te analizojme tani ne detaj keto rregulla te thjeshta me qellim qe te arrijme peshen ideale

  1. levizja eshte e rendesishme si per te mbajtur te shendetshem dhe te gjalle organizmin dhe ne veçanti muskujt, ashtu sikurse per te djegur kalori. ja pra perse duhet levizja te pakten 3 here ne jave. Ne pamundesi, mundohuni te pakten te ecni sa me shume,  ngjitni e zbrisni shkallet me kembe dhe jo me ashensor.
  2. dieta. Nje tjeter pike thelbesore eshte te ndjekim nje diete te ekuilibruar dhe qe natyrisht i pershtatet organizmit tone. Keto dieta duhet ti furnizojne trupit te gjitha nevojat pra: karboidrate si buka apo makaronat,proteinat e mishit dhe te peshkut dhe nje perqindje e vogel lyrerash. Nje diete e ekuilibruar duhet te kete: 55-60% karbohidrate, 25% lyrera dhe 15% proteina.
  3. Cilesia e ushqimeve, pra çfare duhet te hame? Dy porcione perimesh dhe tre frutash ne dite me qellim ti afrojme organizmit fibrat dhe vitaminat e nevojshme.
  4. Te eleminojme sa me shume sheqerin duke shmangur pijet e gazuara, sheqerin e bardhe (me mire i kuqi)  pasi jane teper kalorike.
  5. Eshte shume e rendesishme te pijme te pakte 2l uje ne dite, pasi kjo ben te mundur "shpelarjen" e organizmit dhe ndihmon ne parandalimin e celulitit.
Le te shpiegojme tani pse keto jane menyrat me te mira per te humbur peshe.

çfare do te thote te humbasesh peshe?

Jane te shumte njerezit qe duan te dobesohen dhe te pakte ata qe dine me te vertete si ta realizojne ne menyre efektive kete gje.
Duhet theksuar se pesha nuk eshte thjesht numri apo gjilpera qe shfaqet ne peshore, por diçka me komplekse. Per ta kuptuar le te shohim perberjen e trupit tone dhe mbi cilat baza verifikohet shtimi i peshes tek nje individ.

Si eshte ndertuar trupi yne?
  • mase e dhjamosur
  • mase e dobet
  • uje
Behet fjale per humbje peshe normale kur humbasim shtresa dhjamore dhe jo muskulore dhe uje.

Kete gje e theksuam edhe me siper, pasi ndodh qe ne disa dieta te improvizuara ajo qe humbasim jane lengjet dhe jo dhjamrat. 
Cila eshte pasoja e kesaj te fundit? Trupi tenton ti veri kilet e humbura me te njejten shpejtesi dhe mbi te gjitha kemi humbur metabolizmin baze.

A mund te humbasim peshe ne pak kohe?

Do te ishte e deshiruar nga shume kjo gje, problemi eshte se nese nuk rruajme ekuilibrat e duhura, rrezikojme te veme peshen perseri pas nje kohe te shkurter dhe se dyte ta dobesojme organizmin (vetembrojtjen, lekuren etj)

Cila eshte koha ideale per nje dobesim te shendetshem?

Pesha humbet ne menyre graduale duke mbajtur parasysh qe ne 3 ditet e para tentojme te humbassim lengjet dhe te "çfryhemi"
Rezultatet e para te konsiderueshme do te arrihen vetem pas 3-4 . Gjate kesaj periudhe, pra afersisht 30 dite normalisht trupi nuk duhet te humbasi me teper se 3kg. Pra kush deshiron te humbasi 10 kg periudha do te varioje nga 90-120 dite

KUJDES!!! Nje humbje peshe e pamotivuar dhe e menjehershme mund te jet rrrjedhoje patologjie tumori ose tiroide apo ipertiroidizem.

Ndikimi i faktorit moshe
Faktori moshe ndikon shume ne humbjen e peshes sidomos tek femrat.Nje femer ne moshe adoleshence apo dhe ne moshe me te pjekur deri ne 35 vjet e ka me te lehte te humbasi peshe se grate mbi moshen 40 vjet. Pas moshes 50 vjet hyn ne loje faktori menopauz...sa me shume te kaloje mosha aq me teper ngadalesohet metabolizmi dhe aq me e veshtire behet humbja e peshes.

Per tu dobesuar mire duhet te kuptojme perse shendoshemi.

  • Jeta sedentare apo mungesa e levizjes. ne kete rast edhe pse sasia e ushqimit eshte e vogel personi ve peshe pasi nuk djeg kalori. Zgjidhja e vetme ne kete rast do te qe sporti dhe aktiviteti fizik
  • Iperushqyeshmeri. Shume njerez tentojne te hane ne menyre te ekzagjeruar, me teper sesa organizmi i tyre ka nevoje. Kjo eshte normale ne periudha te vitit si festat, ku realisht veme re nje shtim peshe prej 2-3 kg, por me pas duhet te riekuilibrojme ushqimin dhe dozat.
  • Funksionimi i keq i metabolizmit.Disa mosfunksionime te metabolizmit sjellin si rrjedhoje shtimin e peshes, si psh patologjia e tiroideve, ipertiroidizmit i cili ben qe gjendra tiroide te ngadalezoje funksionimin e saj, si rrjedhoje metabolizmi nuk djeg kalori. ne kete rast eshte e nevojshme te integrojme levizje,diete dhe terapi mjekesore.Nje tjeter patologji eshte sindroma cushing e cila ben qe keto gjendra te prodhojne me teper hormone por ne kete rast shtimi i peshes eshte i lokalizuar ne fytyre dhe ne trung.  edhe ne kete rast duhet te keshillohemi me mjekun.
  • Ndryshimet fiziologjike. Ne periudha te ndryshme te jetes ndodh qe ndryshimi i peshes te jete normale si psh ne shtatezani apo dhe ne periudhen e menopauzes. Ne rastin e pare, perveç nje shtimi peshe ne menyre te ekzagjeruar, nuk ka nevoje te marim masa ne te dytin duhet treguar shume kujdes dhe  duhet perpjekur sa me shume ta kontrastojme.

Vazhdon me nje artikull mbi dietat me te njohura...


No comments:

Post a Comment