Wednesday, September 10, 2014

Gjashte gjera te shpifura ne tavoline.

-Na befte mire! Keshtu themi dhe vertet ushqimi eshte shume i shijshem, pooor çfare jemi duke ngrene?
Jam pikerisht ketu ne kete blog dhe qellimi im kryesor eshte qe tu prish oreksin :P
Pse? Sepse gjerat ne dukje te shijshme i paguan shtrenjte organizmi yne.

Te fillojme renditjen e ushqimeve te demshme:


  1. Kerpudhat. te fresketa jane shume me mire se konserve pasi keto te fundit permbajne nje veshje plastike- bisfenol, idemshem per organizmin, pasi mund te shkaktoje infakt, tumor  dhe obezitet. Pra me mire te mundohemi ti lajme e pastrojme mire kerpudhat, sesa te marrim ato te gatshme e te konservuara!
  2. i kini parasysh ato karamelet gomoze me shije frutash...pikerisht ato me ngjyra te bukura, xhelatinoze, aq shume te shijshme... Ok shumica e tyre permbajne ngjyroses ushqimore artificiale, substanca qe jane derivate te naftes... No coment!!! eshte vene re se ngjyrat portokalli dhe vjollce ngadalesojne funksionet e trurit dhe tek shume femije japin shkas nje sjelljeje agresive.
  3. çumçakizat...mmm aq te mire me shije dhe ngjyra te ndryshme... çfare permbajne? -Lanoline! nje substance kjo qe perdoret ne kremrat per trupin e fytyres dhe qe ne fakt i jep çamçakezit butesine... Deri ketu asgje e keqe... po çfare eshte lanolina? eshte nje substance vajore e cila gjendet ne leshin e deles...Blahhhh... çdo here qe pertyp çamòakez, kujtohu qe je duke pertypur djersen e nje deleje! Nese do te thellohemi  delet mund te jene ne kontakt me pesticide te perdorura nga ndermarje bujqesore dhe keto pesticide grumbullohen pikerisht ne lanoline.
  4. Akullore me vanilje! epo kete nuk e prisnit. Me thene te drejten as edhe une!  Me çfare realizohet kjo shije? Quhet Kasteoreum dhe nuk eshte gje tjeter veçse nje sekrecion anal e kafshezes kastor... (e pabesueshme vertet!) Nuk po zgjas me argumentin sepse mjafton kaq per te ma shpifur!!!
  5. Buka. jo te gjitha llojet, por nje pjese e mire permban L-cisteina, nje aminoacid i perdorur per konservim me te gjate te bukes... Si perfitohet ky aminoacid? Mbahuni fort!! -Pende pate dhe pule, brire lope te grira, por ndonjehere dhe floke njeriu
  6. Patatet e skuqura... Ato qe blejme te gatshme ne fastfude... Permbajne dimetilpolisilosan qe eshte nje silikon, i cili sherben per te evituar shkumen gjate skuqjes. Mgjse eshte provuar demi qe sjellin ne organizem pasi eshte lende toksike, lejohet perdorimi ne mase 10mg/kg
Ende je skeptik? Kerko ne google dhe do te gjesh informacion te bollshem mbi keto argumente ... 
Kjo ishte vetem nje antipaste!

Monday, January 13, 2014

E pabesueshme!! 5 produktet e bukurise me te rrezikshme...

Nuk dini kurre se çfare kremi te zgjidhni per fytyren, apo çfare lloji shampoje apo produkte te tjera per fytyren dhe floket? Ndoshta eshte me mire te informohemi me pare se çfare nuk duhet te zgjedhim.

Kete artikull e lexova ne faqe te huaj para disa ditesh dhe zbulova se disa nga produktet kozmetike me te perdorura (disa qe une personalisht kam perdorur e vazhdoj te perdor) jane tejet te demshme per lekuren.

Ju lutem lexojeni artikullin deri ne fund dhe shperndajeni per te informuar miqte tuaj. Duhet te mesohemi te behemi konsumatore me te ndergjegjshem!

Perse keto artikuj jane te demshem? Per faktin se permbajne substanca te demshme kimike dhe silikon (te krijuar kimikisht ne laborator, te cilat ju premtojne bukuri, por ne realitet demtojne dalengadale lekuren ose floket tuaj.

Ja 5 prodhimet kozmetike qe jane te demshme per lekuren:

-Krem me parafine dhe silikon Nivea, Glysolid, Dove, Vichy, Leocrema etj Nuk hidratojne
Krijojne nje ndjesi freskie dhe lekure te lemuar, por ne realitet eshte silikoni ai qe jep kete ndjesi. Ne realitet lekura jone thahet me teper pikerisht saje silikonit dhe llojit te parafinave qe permbajne keto kreme.


Ne vend te 4 poziciopnohet vaji i flokeve (cristalli liquidi, semi di lino)
Keto konfeksione nuk permbajne vetem vaj lini, por edhe silikon te paster, qe u jep flokeve shkelqimin, por eshte thjesht nje "maske" qe fsheh gjendjen reale te flokeve, te demtuar, te thate... Perveç te tjerash floket behen shume shpejt pis: ato duken te lyrshem ne rrenjet dhe te thate e te demtuar ne maja.
Ne vend te trete shampo: Herbal Essence, Pantene, Sunsilk, Elvive, Biopoint etj. Jane produkte agresive, pasi permbajne shume kripe dhe elemente te tjera te demshme te cilat i stresojne dhe i thajne floket tuaj.
duke krijuar iritim dhe kruarje (ketu mund te konfirmoj eksperiencen time personale me keto produkte, natyrisht negative) ndonjehere dhe zbokth.
Mes perberesve kryesore permbajne Dimenthikon dhe formaldeide, te cilat jene provuar shkencerisht si kancerogjene.
Ne vend te dyte pozicionohet balsami per buzet labello me baze dylli mikrokristalin dhe paraffinum liquidum
jashtezakonisht te demshem ne buzet tona pasi mund edhe te gelltiten. Labello krijon varesi, pasi sa me teper perdoret aq me teper buzet tona thahen e aq me teper kemi nevoje ta perdorim...



Ne vend te pare qendron Olio (Vaj) Johnson’s Baby. Ta quash vaj eshte e tepert, sepse ne realitet nuk 
permban asnje lloj vaji por vetem parafine te lengshme. Nuk eshte aspak hidratant, perkundrazi, than lekuren, krijon pika te zeza dhe puçra.


Pra miq te dashur, perpara se ta mbyll artikullin, ju keshilloj te kontrolloni gjithmone etiketat. Zakonisht ne keto te fundit shenohen ne fillim te listes elementet me perqindje me te larte permbajtjeje. Pra nese ne elementet kryesore do te shihni: paraffina liquida ose  silicone si psh dimethicone, mos i blini keto produkte pasi demtojne lekuren apo flokun tuaj !!!!

Artikullin origjinal ne italisht e gjeni ketu: IT