Aloe
- Emri shkencor: Aloe barbadensis miller (ose Aloe vera)
- Pjeset qe perdoren: lengu dhe gjethet
- Vetite: freskuese, hidratante
- Perdorimi: i brendshem-lengu dhe i jashtem- xhel
Per me teper se pese mijevjeçare Aloe eshte konsideruar si bima magjike, e afte te kuroje shume probleme shendetesore.
Per egjiptianet e vjeter, kjo bime ishte simboli i perjetesise. Besohej qe kjo bime ndihmone faraonet qe nderronin jete, qe te gjenin rrugen e pertejme. Sipas "papirusit te erbesit" aloe i siguronte jete te gjate trupit te mumifikuar te faraonit.
Per Kleopatren banja e alternuar me aloe dhe qumesht ishin çelesi i bukurise te saj.ù
Romaket e lashte e shfrytezonin aloen per vetite e saj kuruese: perdorej si balsam per sherrimin e plageve te ushtareve.Gjithashtu neper libra dhe doreshkrime gjejme nje perdorim me te gjere te aloes si psh per dhimbjet e stomakut e deri tek dhimbja e kokes dhe problemet e renies te flokut. Mayat e perdornin pikerisht kete bime per efektet sherruese te dhimbjes te kokes.
Le te shikojme se cilat jane vetite e verteta te Aloes.
Aloe eshte e ndertuar nga kater kategori te medha komponentesh, ku gjithsecila ofron nje ilaç te ndryshem, por ne te njejten kohe shume te rendesishem.
Mukopolisakaridet ne Aloe:
Kjo eshte familja e pare perfaqesuese dhe me e madhe e Aloes, pra mukopolisakaridet e sheqererave komplekse. ketyre proteinave iu dedikohen vetite gastro-mbrojtese, sepse ne kontakt me stomakun formojne nje lloj plasmasi , qe mbron zonen gastrike nga acidet dhe agjentet irritues, te cilet japin nje funksion jo korrekt.
jo vetem kaq, mukopolisakaridet ndihmojne gjithashtu ne nxitjen e sistemit mbrojtes te organizmit, duke e ndihmuar ne luften kunder elementeve patogjene.
Gjithashtu Aloe perdoret si kure per plaget per vetite e vet rigjeneruese te lekures, saje polimereve te glukozit dhe manozit.
Oligoelementet ne Aloe:
Grupi i dyte i elementeve te Aloes i perfaqesuar nga oligoelementet: minerale, vitamina dhe elemente te tjera ushqyese te cilat jane nje burim i vertete i kesaj bime. Mes mineraleve prezente jane manganezi dhe seleni te cilat kane veti antioksiduese dhe keto veti shfrytezohen per te ngadalesuar proçesin e mplakjes qelizore. Keto veti shfrytezohen nga kozmetika per perdorimin e kremerave anti -age prej aloes.
Steroidet e Aloes:
Steroidet kane veti antiinfiamatore dhe jane nje nder kategorite me te studiuara te bimes. Duket se aksioni i steroideve eshte i njejte me ato te ilaçeve, por pa efekte anesore negative qe mund te japin keto te fundit. Xheli i aloes gjen perdorim te gjere ne mbylljen dhe sherimin e plageve dhe gjithashtu ne qetesimin e tyre.
Antakionit Ne Aloe:
Antakionet jane grupi i fundit, por jo me pak i rendesishem i Aloes. Ato perkufizohen si pastrues te trupit pasi pastrojne trupin dhe kane funksion qetesues.
Veti te tjera te mundshme te Aloes:
Kjo bime ka veti antibiotike natyrore, per kete qellim e gjejme edhe ne kremera dizinfektuese. Studime te fundit japin te dhena se kjo bime ka veti antitumorale, por per nje pergjigje definitive duhen studime me te thella mbi kete qellim.
Pra te gjitha vetite qe lartpermendem e bejne aloen qe tet quhet me te drejte "mbreteresha e bimeve kuruese" ekzistuese mbi toke.