Monday, March 25, 2013

Tutorial i thjeshte per thonjte

Ky eshte nje tutorial shume i thjeshte per thonjte tuaj, mjafton nje gazete dhe nje manikyr...
Jo gjithmone duhet te shkojme tek estetistja per te patur thonj te bukur. Mjafton pak fantazi dhe mbi te gjitha vullnet i mire
Kjo e meposhtmja me duket nje ide shume simpatike dhe me efekt.

















Na duhen:

Nje manikyr (me mire i çelur)
copa gazete pak me te gjera se gishti
pak alkool
top coat apo fiksues trasparent

1-Lyejme thonjte me manikyrin e perzgjedhur. Leme te thahen mire

2- futim gishtin ne alkool per 10 sekonda dhe me pas vendosim mbi thua copen e gazetes. Shtypni fort dhe mbani pa levizur te pakten per 10'' te tjera. Para se ta heqim gazeten, per lehtesi e njomim me pak alkool.

3-Pasi te kemi perfunduar me te gjitha gishtat, perforcojme me top coat (manikyr perforcues me veti shkelqyese dhe fiksuese)







Friday, March 1, 2013

Vetite e frutave- lajthia per semundjet kardiovascolare

Lajthite jane te pasura me yndyra. Ashtu sikurse te gjithe frutat e tjera te thata, lajthite permbajne per me teper monosature; pra jane nje burim i mire yndyrerash " te mira" megjithese nuk jane po aq thelbesore sa arrat. Nga ana tjeter, ky frut eshte pas bajameve burimi me i madh i vitamines E dhe te fitosteroleve, substanca te rendesishme ne parandalimin e semundjeve kardiovascolare. Kete gje e konfirmon edhe nje studim i fundit, sipas te cilit lajthite jane ne gjendje te  te ulin nivelin e kolesterolit LDL. Kjo vetem ne rastin kur personi nuk eshte mbipeshe,pasi si permendem me lart lajthia permban lyrera te cilat ne rast mbipeshe do te sillnin probleme te metejshme nese nuk do te dozohen mire.Lajthite nuk jane burim proteinash. Raporti yndyre- proteine shkon ne favor te te pareve.