Friday, January 25, 2013

Kamomili, perdorimi dhe vetite

Kamomili eshte nje nga bimet mjekesore me te njohura dhe me te dashura.I vleresuar qofte per vetite e tij qetesuese, ashtu edhe per aromen e kendshme.

EMRI SHKENCOR:
Matricaria chamomilla; familja Asteraceae

Pjeset qe perdoren:lulet.

Vetite e kamomilit kane qene te njohura qe ne kohen e egjiptianeve

Menyra e konservimit:
Tharja duhet te behet ne vend te thate dhe te ventiluar; Pasi te jete thare llet eshte mire te konservohen ne vazo qelqi.

Perdorimi:
Qeteson dhimbjet e organizmit dhe te sistemit nervor. Largon gazet nga zorret dhe liron ngerçet (spazmat) Perdoret kunder heqjes se barkut,kunder pezmatimit te rrugeve urinare.Ndihmon si qetesues ne acarimin e lekures, perdoret per shpelarjen e syve,vesheve,hundes,gojes,  klizme etj.Pakeson dhembjet,shpejton proceset e rigjenerimit.

Ne rast dhimbjesh nga menstruacionet veme te zjejne 1gr lule ne 1dl uje. pijeni te ngrohte.


Tuesday, January 22, 2013

Mjekesi popullore, perdorimi i blirit.

Bliri - latinisht-Tilia cordata Mill, Tilia platyphyllos Scop dhe Tilia argentea Desf., familja Tiliaceae.

Lulet e blirit perdoren ne semundje te shkaktuara nga te ftohtit dhe qe shoqerohen me temperature (rrufe, kolle, gelbaze) Perdoren ne semundjet e veshkave dhe te fshikezes urinare.
Prta bliri ka veti diuretike dhe qetesuese.

Pjeste qe perdoren:lulet dhe levorja.
Mblidhet: nga maji deri ne qershor

PERGATITJA:

Nje luge supe me lule bliri hidhet ne nje ene ku shtohet nje gote uje qe vlon.Ena mbulohet me kapak dhe lihet per 5-10' , duke e tundur here pas here.
Lengu kullohet, embelsohet me sheqer ose me mjalte dhe pihet i ngrohte.
Merren disa doza te tilla gjate dites.

Ne raste te vjellash kur kemi probleme me tretjen:
Zjeni per 15' 60gr lule ne 1liter  uje. Filtroni dhe pini pak nga pak.

KURIOZITETE :
Druri i blirit perdoret per te fabrikuar mobilje dhe fibrat sherbejne per te thurrur shporta.





Saturday, January 19, 2013

Aguliçja (lule) Perdorimi

Agulicja ( lat. primula) (lulja e pare e pranveres) 
perdoret kunder te ftohurit si nxites ne nxjerrjen e gelbazes nga rruget e frymemarjes,kunder bronkiteve akute e kronike.

PERGATITJA 1

Nje luge gjelle, hidhen ne nje ene, ku pervelohen me 1 gote uje qe zjen.Ena lihet me kapak per 15-30 min
Pihet i ngrohte 2-3 here ne dite.

PERDORIMI 

Perdoret si qetesues ne pagjumesi, ne shqetesime nervore dhe dhimbje koke, ne marrjen e mendjes, ne semundjet e veshkave e te fshikezes urinore

Nje tjetr menyre per pergatitjen e shurupit eshte metoda e diellit.

PERGATITJA  2
marrim 3 duar plot me lule dhe sheqer integral.Ne nje vazo qelqi shtojme nje shtrese sheqeri dhe mbi te nje shtrese lulesh.Mbulojme perseri me sheqer dhe keshtu vazhdojme deri ne fund.Shtresa e fundit duhet te jete sheqer.Lihet ne diell per 40 dite dhe vazoja mbushet plot me shurup.Me pas lengu kullohet, etiketohet dhe lihet menjane per tu perdorur ne rastet e mesiperme.